Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat më të dashura të Opojës – garat e pehlivanëve, të organizuara së bashku me garat tradicionale të kuajve.

Në këtë manifestim të veçantë mori pjesë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesin e Kuvendit dhe pjesëtarë të kabinetit. Ngjarja mblodhi në Mejdan të Opojës qindra qytetarë, sportdashës dhe mysafirë, duke sjellë emocione, garë të ndershme dhe atmosferë festive.

“Garat e vrapimit të kuajve dhe duelet e pehlivanëve janë pjesë e identitetit dhe traditës sonë shumëvjeçare, të cilat meritojnë të ruhen dhe t’u përcillen brezave të rinj. Rikthimi i tyre është dëshmi e përkushtimit të Komunës së Dragashit për të mbështetur aktivitetet që forcojnë lidhjen me historinë, kulturën dhe traditat e vendit tonë”, theksohet në njoftim.

Xheladini ka falënderuar organizatorët, garuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e këtij manifestimi tradicional, i cili riktheu një nga ngjarjet më të dashura të trashëgimisë kulturore të Opojës./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Lajmet e Fundit