Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shërbimeve administrative dhe planifikimin afatgjatë të zhvillimit të komunës.
Sipas Xheladinit, në takim u diskutua për projektin “Inventarizimi i Shërbimeve Administrative Komunale”, i mbështetur nga GIZ dhe i zbatuar nga organizata EC Ma Ndryshe në partneritet me Syrin e Vizionit.

“Në këtë takim kishim të ftuar edhe përfaqësuesit e organizatës EC Ma Ndryshe, me të cilët diskutuam ecurinë e deritanishme të projektit. U dakorduam për caktimin e personit kontaktues nga Komuna e Dragashit, si dhe për organizimin e takimeve të veçanta me secilën drejtori dhe sektor komunal, me qëllim koordinim sa më efikas të aktiviteteve”, ka bërë të ditur Xheladini.
Në vijim të mbledhjes u diskutua edhe për ecurinë e punës së Komisionit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK), dokument që konsiderohet ndër më të rëndësishmit për orientimin e zhvillimit të komunës në vitet e ardhshme.

“Si kryetar i Komisionit, theksova rëndësinë e angazhimit maksimal të anëtarëve dhe bashkëpunimit të plotë me kompaninë përgjegjëse për hartimin e planit, duke qenë se PZhK është një nga dokumentet më të rëndësishme strategjike për zhvillimin e Komunës sonë”, është shprehur ai.
Xheladini theksoi se Komuna e Dragashit do të vazhdojë me përkushtim në forcimin e planifikimit dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale, në funksion të interesit të qytetarëve./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
