Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

“Afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më 30 Qershor 2026. Pagesa me kohë ju shmang gjobën prej 10% të këstit të parë dhe interesin prej 0.65% në muaj për vonesat”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tatimpaguesit që kanë detyrime të papaguara mund të aplikojnë për pagesë me këste duke vizituar Zyrën e Tatimit në Pronë.

Komuna ka paralajmëruar gjithashtu se moskryerja e pagesave mund të sjellë pasoja ligjore dhe administrative.

“Mos pagesa e tatimit mund të çojë në masa të mbledhjes së detyrueshme, duke përfshirë pezullimin e shërbimeve komunale dhe bllokimin e llogarive bankare”.

Qytetarët mund ta paguajnë tatimin përmes e-bankingut, bankave të licencuara, zyrave postare, institucioneve financiare të autorizuara dhe platformës e-Kosova.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e lënë pagesën për ditën e fundit, në mënyrë që të shmangin shpenzimet shtesë./PrizrenPress.com /

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit