PrizrenFest dhe Teatri “Bekim Fehmiu” vazhdojnë bashkëpunimin për tre vitet e ardhshme

PrizrenFest dhe Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nënshkruar memorandum për ripërtëritjen e bashkëpunimit, duke e zgjatur partneritetin e tyre edhe për tre vitet e ardhshme.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e përkushtimit për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në qytetin tonë. Për PrizrenFest, mbështetja e institucioneve vendore është thelbësore për ndërtimin e një festivali që promovon teatrin, dialogun kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e PrizrenFest, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ky partneritet mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në Prizren, si dhe për forcimin e rolit të institucioneve vendore në mbështetjen e projekteve kulturore.

PrizrenFest ka shprehur mirënjohje për Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”, drejtorin e përgjithshëm Burim Mustafa dhe ekipin e teatrit për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm.

“Me këtë marrëveshje, hyjmë në një kapitull të ri bashkëpunimi, me bindjen se së bashku do të sjellim edhe më shumë vlera artistike për publikun dhe do ta forcojmë më tej identitetin e PrizrenFest si një festival ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur. Mirënjohës për besimin. Të përkushtuar për të ardhmen”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit