Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 142 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar ishte 40 km/h.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 2 korrik gjatë një pike kontrolli të Njësive Rajonale të Trafikut Rrugor, të angazhuara në parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion.

“Kundërvajtësi është ndaluar menjëherë dhe ndaj tij janë ndërmarrë masat ligjore të parapara sipas Ligjit 08/L-186, Neni 53, paragrafi 2: Gjoba në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative në patentë shofer, Masë mbrojtëse: ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj”, njofton Policia.
Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
