Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Naser Oskaçakut, mjek specialist i kirurgjisë, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Akademia përkujtimore u organizua nën kujdesin e drejtorit ekzekutiv të spitalit, Osman Hajdari.

Në emër të drejtorit ekzekutiv, Këshillit Drejtues dhe të gjithë punonjësve të spitalit, foli drejtori mjekësor, Dr. Shefki Xharra, i cili vlerësoi punën, angazhimin dhe veprën e Dr. Oskaçakut si një mjek që i shërbeu me përkushtim institucionit dhe pacientëve për shumë vite.

“Për dekada me radhë, Dr. Naseri ishte pjesë e pandashme e këtij institucioni. Çdo ditë e jetës së tij profesionale ishte një dëshmi e përgjegjësisë që ndiente ndaj pacientit dhe profesionit që kishte zgjedhur. Ai nuk e shihte mjekësinë si një vend pune, por si një mision, si një thirrje për të qenë pranë atyre që kishin më së shumti nevojë”, tha Xharra, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se Dr. Oskaçaku punonte me qetësi, siguri dhe përkushtim në sallën e operacionit, duke u bërë shpresë për mijëra pacientë dhe mbështetje për kolegët e rinj.

“Dr. Naseri ishte një njeri i urtë, i matur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte. Ai dinte të motivonte, të këshillonte dhe të mbështeste kolegët, veçanërisht mjekët e rinj”, u shpreh ai.

Për jetën dhe kontributin e të ndjerit foli edhe Dr. Shpend Zajmi, i cili e vlerësoi si mjek të përkushtuar që nga vitet ’90.

“Dr. Naser Oskaçak ishte ndër mjekët që, me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi, u shërbeu pacientëve dhe institucionit shëndetësor që nga vitet ’90, duke mbetur shembull i punës së palodhshme deri në ditët e fundit të jetës”, tha Zajmi.

Në emër të familjes, të pranishmëve iu drejtua i biri, Haris Oskaçak, i cili falënderoi institucionin dhe kolegët për mbështetjen dhe respektin e treguar.

“Faleminderit që sot jeni këtu për të ndarë me ne dhimbjen për humbjen e babait, por edhe krenarinë që do të na shoqërojë gjatë gjithë jetës… Ai u bë mjek, u bë kirurgu që për më shumë se katër dekada shërbeu për të mirën e qytetarëve të Prizrenit dhe më gjerë”, tha ai.

Dr. Naser Oskaçak u nda nga jeta më 27 qershor 2026 dhe u varros në varrezat e qytetit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit