Zhbogar: Së shpejti raporti lidhur me liberalizimin e vizave

Zhbogar6-13Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se së shpejti do të del raporti i dy misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian, në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Ai tha se raportet do t’i shërbejnë Qeverisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Komentet u bënë gjatë lansimit të projektit të Binjakëzimit në mes të Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe Hungarisë,: “Fuqizimi i kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Samuel Zhbogar u shpreh se raporti i dy misioneve vlerësuese të BE-së, për udhërrëfyesin e liberalzimt të vizave do të do të përshkruaj të arriturat dhe dobësitë në pesë blloqet kryesore që lidhen me këtë çështje.

“Do të vë bazat për punën e mëtutjeshme dhe reformat që do të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, nga binjakëzimi, nga zyra e jonë, nga EULEX-i, vetëm për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të udhëtohet pa regjim të vizave”.

Ndërkaq Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha se edhe me heqjen e vizave detyrimet dhe përgjegjësitë e institucioneve të Kosovës shtohen edhe më shumë, veçanërisht në sigurimin e kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal, raporton RTK.

Ndryshe, projekti i binjakëzimit “Fuqizimi i Kapaciteteve për hetime penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” që u prezantua sot, do të zbatohet për 30 muaj nga Gjermania dhe Hungria. Projekti ka vlerën 1.8 milionë euro dhe synon mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit