23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ashton: Vendimi për Gjykatën përmirëson kredibilitetin e Kosovës

ashtonPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për çështje sigurie dhe politikë të jashtme Catherine Ashton ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, që do trajtojë veprat e kryera nga ushtarët e UÇK-së për të cilat aludon senatori zviceran, Dick Marty.

“E përgëzoj qeverinë dhe anëtarët e parlamentit për lidershipin dhe përkushtimin për drejtësinë të demonstruar gjatë marrjes së një vendimi i cili, e pranojmë edhe ne se ishte tejet sensitiv dhe i vështirë”, ka porositur Ashton. Ajo konsideron se vendimi i sotëm i parlamentit do forcojë sundimin e ligjit dhe do të përmirësoj kredibilitetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. “Me këtë vendim, pohon Ashton, liderët e Kosovës kanë përzgjedhur ardhmërinë evropiane dhe më të mirë për qytetarët e saj”.

Zyra e prokurorit special Clint Zilliamson me seli në Bruksel është e mendimit se me votimin e bërë në Parlamentin e Kosovës jemi një hap më afër që të përmbyllet çështja e raportit të Dick Martyt dhe atë një herë e përgjithmonë.

“E nënvizojmë sërish se jemi të gatshëm që të ndërmarrin hetime të paanshme dhe të pavarura të cilat do të zbulojnë tërë të vërtetën lidhur me pohimet që janë të përfshira ne raportin e Këshilit të Evropës”, thuhet në komunikatën e lëshuar për shtyp. Ekipi që rrethon prokurin Zilliamson konfirmon se hetimet që po bëhen do të përfundojnë diku gjatë muajve në vijim./rtk/

Më Shumë

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

NGOM Fest nis nesër: Prizreni gati për netë të paharrueshme në kala

Pas një pritjeje të gjatë nga adhuruesit e muzikës alternative, NGOM Fest 2025 hap siparin nesër në Prizren, duke sjellë net plot ritëm, energji...

Lajmet e Fundit