11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Bashkim Shehu, “Autori i vitit”

Bashkim-shehu-320x212Shkrimtari Bashkim Shehu është vlerësuar me çmimin “Autori më i mirë i vitit”, nga juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2014”. Shehu është vlerësuar me këtë çmim për librin “Loja, shembja e qiellit”, botuar në vitin 2013. I quajtur nga kritika si një libër autobiografik, në qendër të tij është drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në postdiktaturë, i rrethuar “nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën”, siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë.

Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t’i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.

Për këtë libër Shehu është vlerësuar dhe me çmimin letrar “At Zef Pëllumbi” nga Komuna e Shëngjinit.

Më Shumë

Dragash: Ligjëratë ndërgjegjësuese dhe ndeshje futbolli për Muajin Rozë në luftën kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë, Kuvendi i Komunës së Dragashit, në bashkëpunim me Klinikën Radiologjike "Prodiagnostix XS" dhe Klubin Futbollistik "Opoja", organizuan...

‘Autostrada Biennale’ e Prizrenit anëtarësohet në Shoqatën Ndërkombëtare të Bienaleve

“Autostrada Biennale” në Prizren ka bërë të ditur se në 10-vjetorin e saj është bërë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Bienaleve (IBA), një rrjet...

Lajmet e Fundit