LDK përgatitet për shkarkimin e Isa Mustafës

IsaMustafa-LDKStrukturat e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po përgatisin një kongres të jashtëzakonshëm të kësaj partie, menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, me të vetmin rend dite, zëvendësimin e Isa Mustafës.

Në javët e fundit janë shtuar zërat e pakënaqur brenda LDK-së, pasi vlerësojnë se Mustafa nuk ka energjinë as vullnetin e duhur për t’i bërë ballë fushatës së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili është futur në garë për të fituar edhe mandatin e tij të tretë si kryeministër.

“Mustafa, me dy tre individë rreth tij, të cilët në zhargonin popullor po i quajmë servilë, tashmë ka bërë marrëveshje me liderin e PDK-së për ta bashkë-qeverisur Kosovën pas zgjedhjeve të 8 qershorit, prandaj nuk po përpiqet sa duhet për ta rrëzuar Thaçin nga pushteti”, ka thënë për lajmi.net, me kusht anonimiteti, një zyrtar i lartë i partisë kryesore opozitare në vend.

“Po ashtu, konsiderojmë se pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mustafës në komunën e Prishtinës, ekziston një dosje e EULEX-it edhe për Mustafën, çka rrezikon të rezultojë në një aktakuzë apo arrestim eventual të tij, menjëherë pas zgjedhjeve”, ka shtuar burimi.

Pretendentët e interesuar për ta zënë pozitën e Mustafës në parti, pas shkarkimit eventual të tij, janë tre figurat me më shumë influencë dhe kontakte brenda partisë: Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti dhe Lutfi Haziri.

Sipas këtij burimi, njëri nga tre figurat që përpiqen ta zënë vendin e Mustafës do ta iniciojnë nismën për kongres të jashtëzakonshëm.

Sabri Hamiti është një ndër personalitetet më të shquara akademike dhe politike të Kosovës dhe vjen pikërisht nga zona e Llapit që ka më së shumti mbështetës të LDK-së.

Nga Llapi është edhe Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i LDK-së, i cli ndihet ende i tradhtuar nga mënyra se si Isa Mustafa ia morri lidershpin e partisë.

Pretendentë potencial gjithashtu është edhe Lufti Haziri, i cili për t’u projektuar si trashëgimtari i lidershipit të LDK-së, kohëve të fundit është bërë shumë më aktiv dhe ka ashpërsuar retorikën kundër liderit të PDK-së, Thaçi.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit