13.2 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Nëndegët e PDK-së në Prizren të sigurta në fitore

takim me nendeget e PDK-seShtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, bashkë me nënkryetarin Enver Hoxhaj, kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi dhe Shefit të Shtabit Zgjedhor Hasan Hasani, sot gjatë ditës kanë mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve.

Në këtë takim ëhstë është diskutuar lidhur me përgatitjet rreth zgjedhjeve nacionale të cilat do mbahen me datën 8 qershor 2014.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, para kryetarëve të nëndegëve, duke i falënderuar për mobilizimin që janë duke treguar në teren, tha se “misioni i parë ishte të bëjmë shtetin e Kosovës, atë e kemi premtuar e kemi realizuar, ndërsa misioni i dytë ishte ta ndërtonim një shtet të fortë, një shtet me kufij të njohur ndërkombëtarësh dhe sot Kosova është një shtet i njohur nga pothuajse çdo komb i madh”

” Ne sot jetojmë në një shtet krenar dhe të pavarur ku kemi ndërtuar, universitete, aeroportin, autostradën e kombit, shkolla, ura”

“Misioni i Ri është për zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe krijim i vendeve të reja të punës andaj ne do të kujdesemi për shëndetësi me të mirë, kategorizim të pensioneve si dhe pjesëmarrje me të lartë në vendimmarrje në Qeveri dhe Parlament në hartimin e politikave”, tha Hoxhaj.

“Andaj, ju si struktura të PDK-së në teren duhet ta përqoni sa ma mirë dhe sa më drejtë këtë mesazh në çdo familje e çdo qytetar anë e këndë regjionit të Prizrenit”

Nga ana e kryetarëve të nëndegëve është raportuar për të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë nëpër nëndegë, dhe kanë raportuar para shtabit zgjedhor, ku është thënë se sipas analizës së bërë në teren vërehet vullnet dhe përkushtim i madh i strukturave në mbështetje të platformës politike të PDK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave

Fermerët e Komunës së Rahovecit po shfrytëzojnë motin e mirë që po mbretëron këto ditë për të nisur zingjirin e prodhimit të perimeve Punët në...

Në 2024-tën bankat komerciale në Kosovë shënuan rekord të të hyrave

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komcerciale në Kosovë, kanë shënuar rekord në vitin 2024. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të...

Lajmet e Fundit