AKR vendos qeverinë e ardhshme!

Behxhjet pacolliNëse i fiton zgjedhjet dhe mandatohet për të bërë edhe njëherë qeverinë, Hashim Thaçi nuk është se do të ketë shumë partnerë në dispozicion. Të gjitha partitë që garojnë në zgjedhje i kanë dhënë vijën e kuqe Partisë Demokratike të Kosovës. LDK, VV, AAK dhe Nisma nuk preferojnë që të bashkëqeverisin me Hashim Thaçin.

Dëshirë për qeverisje të ngjashme si ajo e mandatit të kaluar nuk ka as Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, por partia e biznesmeni të suksesshëm nuk i ka rënë vijë të kuqe kësaj mundësie. Në dy prononcime të ndryshme sekretari i kësaj partie, Ibrahim Makolli dhe nënkryetarja Mimoza Kusari – Lila, nuk e kanë mohuar kategorikisht bashkëpunimin me PDK-në.

Sekretari i kësaj partie ka thënë në një intervistë për Tribunën se nuk kanë vija të kuqe. “Për ne me rëndësi është programi dhe pajtueshmëria, që mund ta kemi me programet e partive. Ne do t’i shohim programet, do të shohim se a kemi vizion dhe qëllime të përbashkëta, nëse jo atëherë nuk kemi se për çka të bisedojmë”, ka thënë Makolli, që në qeverinë e kaluar Thaçi ka qenë ministër i diasporës./Tribuna/

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit