11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Leonora Jakupi triumfon

Leonora JakupiKëngëtarja e njohur Leonora Jakupi në edicionin e parë të festivalit të klipit, ‘Netët e klipit shqiptar’, i cili u mbajt në Shkup, arriti ta rrëmbejë vendin e parë, ndërsa përveç saj, edhe këngëtarë tjerë të skenës sonë u shpërblyen, por edhe mbështetën idenë e këtij festivali…

Tash e njëzet vjet emri i saj është ndër emrat më të denjë të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi e cila edhe këtë radhë tregoi se puna e saj dhe mundi që jep për të, nuk i shkon asnjëherë huq. Kjo pasi që këngëtarja kosovare është shpërblyer me vendin e parë në Shkup, për klipin më të mirë.

Edicioni i parë i këtij festivali që mban emrin ’Netët e klipit shqiptar’ e që u mbajt në Shkup, nxori këngëtaren Jakupi fituese të këtij evenimenti. Ndryshe festivali i klipit është mbajtur në ambient të hapur te sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup nën përkujdesjen e komunës së Çairit dhe mbështetjes së madhe që ka dhënë kreu i kësaj komune Izet Mexhiti.

Fytyra publike mbështetën ‘Netët e klipit shqiptar’

E përveç Leonorës e cila tashmë është fituese e edicionit të parë, në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe shumë fytyra tjera publike nga mbarë estrada shqiptare. Ndër ta Vesa Luma, Selami Kolonja, Adelina Tahiri, Xhevdet Jashari – Arifhikmeti, Big Mama, gazetarë të shumtë që kishin udhëtuar nga Tirana e shumë të tjerë të cilët duket qartë se mbështetën, por edhe pëlqyen idenë e kësaj gare.

Ndërkaq pa çmim nuk u ndanë edhe emra tjerë të skenës sonë. Vesa Luma u shpërblye për klipin ‘I ndaluar’, klip ky i cili është realizuar në qytetin e Shkupit, ndërsa është komentuar shumë në kohën kur është publikuar. E për këtë vlerësim vetë këngëtarja ka shprehur falënderimin përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar.

“Faleminderit nga zemra për vlerësimin. ‘Netët e klipit shqiptar’”, ishte mbishkrimi i këngëtares Luma i cili u pasua me shumë komente urimesh. E pos Vesës një falënderim të veçantë këtij evenimenti i ka bërë edhe këngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili po ashtu është shpërblyer me dy çmime. Ai në faqen e tij zyrtare në Twitter ka lënë mbishkrimin. “Netët e klipit shqiptar, me dy çmime të rëndësishme. Çmimi i publikut dhe çmimi i alternativës. We are the best. Faleminderit shumë”, kishte shkruar Gaxha.

E siç e do zakoni, redaksia jonë ka provuar të kontaktojë edhe me fituesen e këtij festivali, Leonora Jakupin, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohej. Sidoqoftë, ne i urojmë asaj fitoren edhe në emër të adhuruesve të muzikës së saj, me shpresë që këngëtarja edhe këtë sezon do të vijë me këngë e klipe të reja.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në derbin e parë

Bashkimi ka triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 76:53 (24:17, 17:13,16:10,19:13). Çikat nga Prizreni kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke siguruar fitore në...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Prizren sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën (sot) do të kryhen punime të domosdoshme për siguri...

Lajmet e Fundit