Unifikimi i planprogramit mësimor Kosovë-Shqipëri, vetëm në letër

AbetarjaMarrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për planprogramin e përbashkët mësimor mbetet vetëm nënshkrim. As Kosova e as Shqipëria nuk i kanë diskutuar lëndët që do të jenë të përbashkëta, madje nuk janë formuar as ekspertët për të parë se cilat do të jenë punët konkrete.

Këshilltarja e ministrit të Arsimit të Kosovës, Drita Kadriu, ka njoftuar se ende nuk janë përzgjedhur lëndët, por ky dokument do të hapë shtigje bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, raporton KTV.

E njohësit e çështjeve të arsimit nuk dinë as çfarë të thonë për këtë marrëveshje. Petrit Tahiri nga Qendra për Arsim e Kosovës thotë se nga secila marrëveshje priten rezultate të mira, por në këtë rast diçka e tillë nuk mund të dihet, pasi nuk janë sqaruar pikat në të cilat do të punohet.

Me qëllim që krijohen lehtësi për programin e ngarkuar mësimore, në vitin 2011 në Kosovë është hartuar një planprogram i ri mësimor dhe është duke u pilotuar në disa shkolla të Kosovës.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit