Mustafa: Vrasja e Pistës një akt qyqar

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ngushëlloi familjen Pista dhe Partinë Demokratike të Kosovës për vrasjen makabre të z. Elvis Pista, kandidat i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

” Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të z. Elvis Pista, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, vrasja e të cilit na ka tronditur thellë të gjithëve`, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryetarit Mustafa.

`Po ashtu, kryetari Mustafa u ka shprehur solidaritetin e plotë të LDK-së familjes Pista, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
LDK-ja e dënon fuqishëm këtë akt qyqar dhe kërkon nga organet përgjegjëse që ta zbardhin rastin sa më parë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë`, ka thënë Kryetari Mustafa.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit