19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Buja, në hapje të Konferencës ‘Java e Albanologjisë’

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në hapjen e punimeve të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, e organizuar nga Instituti i Albanologjisë së Kosovës dhe në mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në këtë edicion, që është i pesti me radhë, po marrin pjesë studiues dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria dhe vende tjera të rajonit.

Ministri Buja, me këtë rast, ka përgëzuar organizatorin për vazhdimin e suksesshëm të traditës tashmë të krijuar rreth organizimit të kësaj konference shkencore, ku studiues e punonjës shkencorë do të prezantojnë kumtesa nga fusha të ndryshme të albanologjisë.

“Sa herë që gjendem në këtë ambient, ndjehem i nderuar për faktin se ky institucion, di, do, mundet dhe bën punë”, tha ministri Buja, ndërsa theksoi se konferenca shkencore “Java e Albanologjisë“ nuk ka si të mos ngjallë admirim te të gjithë ata që ja duan të mirën kësaj fushe.

Kjo javë zhvillon punimet në 5 fusha: gjuhësi, letërsi, histori, etnologji dhe folklor, të ndara në 5 sesione, në të cilat do të paraqiten 110 kumtesa, për të cilat ministri Buja u shpreh se”kjo është një pasuri e madhe”.

Ministri Buja përgëzoi studiuesit për punën hulumtuese dhe shkencore që po bëjnë, ndërsa premtoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës edhe në të ardhmen. “Ata që punojnë, të mos dyshojnë kurrë në mbështetjen që do ta kenë nga institucionet e Republikës së Kosovës, sepse vetë puna provokon, në kuptimin më pozitiv, ata të cilët e dinë ç`është dija”, tha ministri Buja në fund të fjalës përshëndetëse.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, i cili, ndër të tjera, falenderoi MASHT-in dhe ministrin Buja, për mbështetjen e vazhdueshme të punës shkencore të këtij Instituti.

Ndërsa Lulëzim Lajçi, punonjës i Institutit, prezantoi 20 titujt e botimeve shkencore brenda periudhës 2013 nga ana e Institutit Albanaologjik.

Më Shumë

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës...

Vrasja e 19 vjeçares para 11 vjetësh në Prizren nga dy shtetas të Shqipërisë, si u arrestua dhe ekstradua i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe është ekstraduar nga Britania një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur para 11 vitesh...

Lajmet e Fundit