10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Në PZAP nuk ka ankesa për procedurat në QNR

Rinumerimi-kutitePaneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka njoftuar se aktualisht nuk ka asnjë ankesë që lidhet me procedurat në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, e cila pritet të jap rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ky organ tashmë po përgatitet për fluksin e ankesave nga kandidatët e subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të mos sfidohen nga subjektet politike apo kandidatët e tyre nëse vazhdon trendi aktual i ankesave.

Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar se aktualisht nuk ka asnjë ankesë që lidhet me procesin e shqyrtimit të të dhënave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe nuk ka ankesa të tjera apo hetime në proces që mund ta sfidojnë procesin.

“Tash jemi në pritje të ankesave të tjera nga kandidatët në lidhje me rezultatet e tyre. Por këto ankesa pritet të vijnë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nëse dikush nga kandidatët ka gjetur parregullsi në numërimin e votave të tyre”, ka thënë Desku për Radio Kosovën.

Bazuar në përvojat e zgjedhjeve të kaluara, ku vala e ankesave mund të vijë nga kandidatët brenda një subjekti politik, Desku ka thënë se kandidatët duhet të sigurojnë informata të bazuara rreth keqpërdorimit të votës së tyre.

“Kandidatët duhet të kenë të gjitha të dhënat rreth procesit të votimit të tyre. Këto informata duhet të jenë të siguruara në kohën kur ato dërgohen si dyshim i bazuar në PZAP. Këtyre pastaj ju bashkohen hetime të tjera të PZAP e më vonë edhe të prokurorisë nëse bëhet fjalë për abuzim me votën”, ka thënë Desku.

Bazuar në natyrën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ato në të shumtën kanë pasur të bëjnë me dyshime për vjedhje votash brenda subjektit të njëjtë politik. Kjo sidomos ka qenë e theksuar në zgjedhjet e vitit 2010 me kandidatët e tri partive më të mëdha politike.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit