Dy koalicionet premtojnë vazhdimin e dialogut

Ashton 000Kërkesa e ndërkombëtarëve ka marrë përgjigjen pozitive për të mos pushuar negociatat në Bruksel.

Vetëm LVV-ja do pezullimin e dialogut me Serbinë.

Kuçi i PDK-së ka thënë se dialogu “është zotim yni i mëhershëm, por edhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë”, e Mustafa i LDK-së ka theksuar se marrëveshja me AAK-në dhe Nismën siguron orientimin “për dialog dhe implementimin e marrëveshjeve nga dialogu, por edhe orientimin, kornizimin dhe afatizimin e dialogut”, shkruan Koha Ditore.

Një burim i gazetës ka thënë të martën se liderët e subjekteve kryesore politike kanë pranuar jo vetëm telefonata, por edhe mesazhe të drejtpërdrejta nga diplomatët perëndimorë, për të qenë sa më konstruktivë kur është fjala për dialogun me Serbinë.

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit