Brukseli të enjten me të “deleguar special” në Prishtinë! Ja si do të ndërtohet koalicioni!

BE-flamuri14Brukseli zyrtar të enjten do ta dërgoj një përfaqësues special të saj në Prishtinë, i cili pritet të takohet me liderët e të gjitha partive.

Ky zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, në këto takime me liderët e partive politike kosovare pritet që t’u bëjë të qartë atyre parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e ardhshme e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime ndërkombëtare të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, ky zyrtar i lartë i BE-së do të përcjell tek liderët kosovare kushtet se si do të ndërtohet koalicioni i ardhshëm. “Si kushti, apo parimi kryesor i Bashkimit Evropian është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë. Ky zyrtar i lartë i Brukselit zyrtar do të kërkoj që kushdo që do të vij në qeveri duhet të vazhdoj negociatat me Serbinë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Kusht tjetër shumë i rëndësishëm është edhe krijimi i koalicionit të shumicës, për shkak të disa proceseve të ndjeshme nëpër të cilat do të kaloj Kosova. “BE e sheh shumë të rëndësishme krijimin e një qeverie të shumicës, sidomos në periudhën kur Kosova pritet të kaloj nëpër periudhën e krijimit të Gjykatës Speciale, e ku pritet të ketë arrestime të mëdha”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, kusht tjetër është edhe mos ndërprerja e privatizimit. Mirëpo, për Brukselin zyrtar primare është çështja e bisedimeve me Serbinë.

Megjithatë, ky burim ka thënë se BE nuk do të ndërhyj ndërmjet partive se kush me kë duhet të bëjë koalicion. “Thjesht çështjen e formimit të qeverisë do ta lënë në duar të partive. BE është e interesuar t’ua tregoj liderëve të partive parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e re”, tha ky burim.

Ndërkohë, në Prishtinë ende janë në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila edhe pse ka marrë dje vendim për cështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, nuk e ka publikuar këtë vendim.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit PDK, edhe pse ka dalë partia e parë nuk e ka shumicën në Kuvend, për faktin se partitë tjera shqiptare, LDK- AAK- Nisma kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, të cilët e kanë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit