20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Selmanaj: Legjislatura e re do të përballet me shumë çështje

DritonSelmanaj-KDILegjislatura e ardhshme do të trashëgojë shumë çështje që nuk ka arritur t`i zgjidh legjislatura e kaluar. Njohës të cilët e mbikëqyrin punën e Kuvendit, kanë thënë për Radio Kosovën se kjo legjislaturë do të përballet me një barrë të rëndë gjatë marrjes së vendimeve në Parlament.

Çështjet si Gjykata Speciale, bisedimet me Serbinë, krijimi eventual i asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të derivojë ndryshime të nevojshme në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë, janë vetëm disa nga temat e “nxehta” që do të përballet legjislatura e re. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka monitoruar punën e Kuvendit ka thënë për Radio Kosovën se legjislatura e re do të trashëgojë një barrë të rëndë nga ajo e kaluara.

“Këto do të jenë tema të nxehta që janë lënë në gjysme nga legjislatura e kaluar dhe tani do të jenë barrë edhe për legjislaturën e ardhshme pa i mënjanuar forma tjera të ushtrimit të funksionit të vet, si mbikëqyrja parlamentare e qeverisë së Kosovës, e cila në këtë legjislaturë sikurse edhe në të tjerat, ka lënë shumë për të dëshiruar”.

Selmanaj, veç tjerash, ka përmendur edhe çështjen e reformës zgjedhore si dhe transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Që të dy këto çështje nuk kishin arritur të kalonin në legjislaturën e kaluar.

“Çështje tjetër është edhe reforma zgjedhore e cila filloi në legjislaturën e kaluar dhe dështoi pothuajse në tërësi. Pastaj, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe kualiteti i ligjeve dhe mënyra se si deputetët iu qasen edhe në komisione parlamentare por edhe në seanca plenare”.

Ndryshe Driton Selmanaj potencon se këto çështje do të ndikojnë edhe më tutje ose do të barten edhe në legjislaturat e ardhshme. Pas realizimit në tërësi të këtyre çështjeve atëherë do të mund të flitet për një Kuvend me premisa demokratike dhe të qëndrueshme si institucioni kryesor në vend.

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit