15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Bashkimi Evropian pret formimin e Qeverisë “pa zarfe”

Zhbogar6-13Bashkimi Evropian e vlerëson si “çështje të brendshme të Kosovës” formimin e qeverisë së re të vendit ndërsa refuzon mundësinë që vet të përzihet në këtë proces.

Në ditën kur mediat kanë raportuar se Bashkimi Evropian mund të ndërhyjë në procesin e formimit të qeverisë së re të vendit, Zyra e BE-së në Kosovë shprehu besimin se liderët e Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 8 qershor.

Madje raportet shkonin deri aty sa përmendnin mundësinë që vetë Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, ta sjellë “në zarf” emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Por, Zyra e BE-së i ka përgënjeshtruar këto raportime.

“Përderisa BE është duke ndjekur me interes formimin e Qeverisë së re, është e qartë se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Ne besojmë se liderët politikë të Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë pa zarfet tona, në një proces demokratike dhe në bazë të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë për Gazetën Jeta në Kosovë.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lajmet e Fundit