6.4 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Drejtori i ri i Muzeut të Kosovës nis punën, me gjithë ankesat për emërim politik

MuzeoKosovesPavarësisht akuzave për zgjedhje politike dhe një ankesë që ka pranuar Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, drejtori i ri i Muzeut të Kosovës, të hënën, ka nisur punën, shkruan Koha Ditore. Historiani Arsim Mehmeti, i cili nga viti 2007 deri në vitin 2013 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, në ditën e parë të punës në postin e ri nuk ka pranuar të flasë për gazetën me arsyen se ka punë të tjera në javën e parë.

“Kam agjendë të ngjeshur. Do të takoj stafin dhe të njihem me gjendjen e secilit sektor”, ka thënë ai, tek ka shtuar se tek pas një jave mund të flasë për planet e tij. Ai ka dy javë që u zgjodh drejtor i institucionet më të lartë muzeor në vend. Mehmeti nuk i ka komentuar as akuzat për përzgjedhje politike. Për këtë çështje thotë se duhet të flasë institucioni që e ka emëruar atë në krye të MK-së.

Vetëm tri ditë pasi institucioni më i lartë kulturor në vend kishte njoftuar se Mehmeti do të jetë në krye të MK-së për katër vitet e ardhshme, kundërkandidati i tij, Sadik Krasniqi, është ankuar në MKRS. Krasniqi i cili tash e dymbëdhjetë vjet është menaxher i Seksionit të Historisë, pretendon se drejtori i ri është përzgjedhur në kundërshtim me konkursin e hapur në fund të majit, me Ligjin për shërbyesit civilë dhe Rregulloren 5/11. Ai është i vetmi nga tre kundërkandidatët e Mehmetit, i cili ka deponuar ankesë me shkrim në adresë të MKRS-së.

Nga Komisioni përzgjedhës i MKRS-së, Krasniqi përmes ankesës kërkon sqarime në shtatë pika.

Më Shumë

Agim Muqaj shpall kandidaturën për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së

Veteran dhe invalid i luftës, si dhe asamblist me përvojë shumëvjeçare, Agim Muqaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e...

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të...

Lajmet e Fundit