Libohova, perla e Shqipërisë së Jugut

libuhoveShpeshherë kur flasim për turizëm dhe pushime mendja na shkon të gjithëve te vendet bregdetare, por harrojmë se Shqipëria jonë e vogël ofron edhe shumë mundësi të tjera, po aq të mira sa bregdeti Adriatik dhe Jon, apo liqeni i Pogradecit. Një prej këtyre destinacioneve është edhe qyteti i Libohovës, i njohur më së shumti për historinë e tij të lavdishme dhe figurat e njohura që ka nxjerrë në shekuj si: Myfid Bej Libohova, Avni Rustemi, presidenti aktual Bujar Nishani dhe shumë e shumë personalitete të tjera.

Libohova ndodhet ne juglindje te Gjirokastrës rreth 11 km ne rrugë ajrore dhe 17 km ne rrugë automobilistike, i shtrirë ne këmbët e malit Bureto. Sipërfaqja e tij është mbi 260 ha, ndërsa lartësia e qytetit varion nga 320-800 m mbi nivelin e detit.

Edhe pse io vogël në numër banorësh Libohova është një qytet me shumë histori, traditë, kulturë dhe vendlindja e shumë emrave të njohur të historisë dhe kulturës kombëtares. Çdo fund-gushti aty festohet edhe Festa e Libohovës, eveniment kulturor që mbledh jo vetëm qytetarë të saj por edhe turistë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qyteti daton që prej shekullit të 7 para Krishtit dhe emri i tij i lashtë ka qënë Dhryopi. Prej së largu mund të shijoni kalanë e Ali Pashë Tepelenës, e ndërtuar për motrën e tij, Shanishanë. Kalaja e Libohovës, me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. Motra e Ali Pashë Tepelenës u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën. Shanishaja prehet në varrezat në jug të kalasë.

Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat e kristalta dhe të ftohta të burimeve të Zhepës, të Lozës etj.

Në qendër te Libohovës ndodhet rrapi shumëshekullor mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga të tjerë. Ata i japin qytetit gjelbërimin, bukurinë dhe freskinë verore. Gjithashtu bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës.

Përveç peisazhit piktoresk, në Libohovë mund të provoni edhe ushqimin tradicional që nuk mund ta gjeni askund tjetër, ndërsa mikpritja është arma më e fortë e qytetarëve të saj.

Nëse më parë keni patur dyshime se ku mund të kaloni një ditë ose fundjavë të këndshme dhe për tu mos harruar, jo vetëm tani në verë por përgjatë gjithë vitit, tani përgjigjeni e dini: në Libohovë.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit