Blerim Destani, në xhirimet e filmit ‘Soko’

b destaniAktori me origjinë shqiptare, por që vepron në Gjermani, Blerim Destani, është duke xhiruar skenat e reja të filmit më të ri ‘Soko’ që po xhirohet në qytetin e Munihut.

Këtë gjë aktori e ka konfirmuar përmes një fotografie që e ka hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet duke xhiruar për këtë film. “#soko #filmset #münchen #with #gerdsilberbauer”, kishte shkruar Destani poshtë fotos.

Destani përveç që është aktiv me kinematografinë gjermane, ai ka luajtur edhe në disa role të filmave shqip si ‘Koha e Kometës’, ‘Aty ku nuk lind dielli’ e disa të tjerë. Ndër të tjera, Blerimi është simpatizues i sportit sidomos boksit dhe shahut.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit