Gjermania këmbëngul që bisedimet BE-Serbi të fillojnë rreth Kosovës

Gjermania14Shefja e ekipit të Beogradit në bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE, Tanja Mishçeviq ka theksuar se vendi i i saj është i gatshëm për hapjen e bisedime për kapitullin 32 që parasheh kontrollin financiar e për të cilin ka përkrahjen e të gjitha vendeve të BE-së pos Gjermanisë.

Gjermania, ka thënë ajo për Veçernej Nobosti, kërkon që kapitulli i parë i bisedimeve BE-Serbi, të jetë kapitulli 35, kapitulli që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, përcjell Koha.net

Në pyetjen nëse kusht për hapjen e këtij kapitulli është dhënia e pajtimit për karrige të Kosovës në OKB dhe nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore Beograd- Prishtinë, Mishçeviq është përgjigjur se kusht për hapjen e kapitullit është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, se nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se kjo gjë është e pamundur t’i kërkohet Serbisë.

“Detyrimi nga i gjithë procesi, sipas kornizës negociuese, është marrëveshja për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve e jo marrëveshja paqësore”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit