Thaçi: Veseli, njeriu i duhur në kohë të duhur

Thaci dhe VeseliIsh-kryeministri Hashim Thaçi, ka uruar Kadri Veselin për postin e kryeparlamentarit.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Veseli është njeriu i duhur për kohën e duhur me përgjegjësitë e duhura, me vlera të larta qytetare, morale dhe politike,

“Sot themeluam institucionet e reja demokratike të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet nacionale të mesvitit. Me nënshkrimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse PDK-LDK dhe me rastin e votimit të Kryetarit të Kuvendit z.Kadri Veseli filluam edhe procedurat formale për përzgjedhje të Qeverisë. Kryetari i ri i Kuvendit Veseli është njeri i duhur për kohën e duhur me përgjegjësitë e duhura, me vlera të larta qytetare, morale dhe politike. Qeveria e re do të punon që nga dita e parë në realizimin e objektivave që prekin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit