16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

A ishte edhe një vit i dështuar për nxënësit ?

Dr.sc.Naser M. Bresa

Eksperimenti ka vazhduar, si në kohërat e pasluftës me ndërkombëtar e përfaqësues vendor, hierarki institucionesh, neuralgjike kombëtar, siç është arsimi.

Për më shumë, arsimi me kalimin e viteve nuk po fiton në intensitet, mbase më shumë ngjason në zvarritje dhe nëpërkëmbje, me apo pa vetëdije nga grupe interesi, në kohë. Mendësi e kthjelluar të thumbon duke ekcituar për t’reflektuar kundrejt ecarakëve aproduktive.

Eksperimenti brenda kurrikulës bërthamë bymehet, denigron në aspekt përmbajtësor, jo se e kërkon kurrikula apo e lejon, por ekslusiviteti i personave të përzgjedhur, të besuar, caktues të shtyllave të shkencës mbi jetën “vonohen”.

Sforcim shkencor, në disa njësi shfaqë kontinuitet monoton, në disa tjera parafrazime vështir të akceptuara, libra që duhet ripunuar, klasave 6-7. Guximi për të ndryshuar këtë gjendje në disa fusha apo ekspertiza(nga institucione të thirrura) duhet të jetë sa guximi i atyre që rreshtuan brenda koopertinave elemente, me raste rënduese. Bartës institucionesh, dikur e në vazhdimësi, pastaj, hartues, recensent, të gjithë duhet të japin llogari për këtë “fiskultur” lëndore. Ora është 15 në 12, nëse nuk rishikohet konteksti, asnjëherë nuk do mund të rirreshtohen temat apo njësit sipas fuqisë absorbuese të nxënësve dhe pranimit logjik të përmbajtjeve.

Klasat përkatëse (8-9), janë ballafaquar me dy programe, njëri kurrikular dhe tjetri si i ezaurur tashmë(programi i viteve të më parme), për të dy klasat (problemet paraqiten në sistemim njohurish lëndore, po ashtu në përpilim pyetjesh në test arritshmërie dhe më shumë). Kurrikula Bërthamë, tregon fleksibilitet, mësimëdhënje-mësimnxënje përmes formave alternative, strumbullar suksesi është libri, ku është ai (kl 8-9), aset që mungon.
Utopike tingëllon, përdorimi i formave alterantive, veçanërisht mungesa e mjeteve elektronike në disa familje, ngarkesa sociale, sidomos fragmentarizuas shpërfaqet stresi Pandemik, pa anashkaluar dis-balancin në orar mësimi.

Në institucione-media dëgjohet se për klasën e 8 do të filloi përgaditja e librit-librave, shumë mirë, ?ka me të 9-tat, apriori lind pyetje shtesë: A do jenë të njejtët autor apo do rishikohet punë e tyre?! Nuk ka arsye të mburremi me tituj në ballin libri(privilegjë dhe meditje enorme), aq sa mund të jenë irritues, varësisht nga teknikat punuese. Koha është për zgjim intelektual, ekspert që e duan arsimin, studioz dhe llogaridhënës, duhet krijuar mundësi për të ofruar alternativë veprimi.

Më e mira do ishte, konkurs apo tryezë idesh për hartim të programve atraktive dhe absorbuese për grup-mosha përkatëse. Koha ecën, pasojat zvarritin trurin intelektual, hallka të ndërlidhura që brumosin fuqin intelektuale.

“Nëse nuk rishokojmë produktin, asnjëher nuk do rrisim përgjegjësinë, aq më pak do vlerësojmë drejt, pluhuri marramendës do ngulfasë aspiruesit e dijes në të njejtën kohë do josh të pangopurit, pesha e përgjegjësisë bie në vartësit e institucioneve”.

 

Më Shumë

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një mosmarrëveshjeje midis disa personave. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor,...

Dhimbja

Lajmet e Fundit