9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

A ka vija të kuqe LDK në Prizren, Anton Quni tregon detaje pas rezultatit zgjedhor

 

Ani pse me vota Quni është radhitur i treti, ai në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’, thotë se LDK-ja ende nuk ka marrë vendim për pozicionin e tyre në balotazhin e Prizrenit.

“Ne ende nuk kemi vendim për pozicionin e LDK-së”, tha ai për Gazeta Blic.

Quni deklaron se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti.

”Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti”, tha ai.

Komuna e Prizrenit nga zgjedhjet e 17 tetorit shkon në balotazh.

Konsiderohet se LDK është përcaktuese për fituesin në balotazh.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave në këtë komunë.

Listës i prin kandidati nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, me 40.43%, duke pasuar me Shaqir Totaj nga PDK me 31.10 %, kurse Anton Quni, nga LDK radhitet i treti me 14.98 %.

Më Shumë

“Djemtë e Bjeshkës” sigurojnë Final 4 me fitore bindëse

Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 111:60, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Ligës së...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lajmet e Fundit