Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe aktivistë në lagjen ‘Tabahane’, ku ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen dhe entuziazmin që ka hasur nga banorët lokalë.
Sipas tij, energjia dhe përkushtimi i qytetarëve janë dëshmi e qartë e dëshirës së madhe për ndryshim në Prizren.
“Entuziazmi që pashë në sytë e tyre për ndryshimin është frymëzues dhe më jep energji edhe më shumë për rrugëtimin tonë të përbashkët. Qytetarët po kërkojnë një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të kujdesshëm për secilin banor”, tha Abrashi.
Ai premtoi se pas zgjedhjeve lokale të tetorit, përgjegjësia për të udhëhequr qytetin do të jetë e madhe, por se është i vendosur të kthejë besimin e qytetarëve në vepra konkrete.
“Jam i vendosur që këtë besim ta kthejmë në vepra konkrete, me përkushtim e me përgjegjësi, duke e bërë Prizrenin shembull të bashkëpunimit dhe zhvillimit”.
Me moton “Prizreni po ngrihet”, Abrashi e përmbylli takimin duke ftuar qytetarët në bashkëpunim për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren