13.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 gusht 2025, me të cilin të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga data 4 gusht deri më 4 shtator 2025.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Aksionin e arrestimit dhe hetimet i ka udhëhequr kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gjykata Themelore në Prizren, përmes vendimit të 6 gushtit 2025, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Nexhmi Krasniqit dhe Ramadan Paçarizit, të arrestuar nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga tatimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i drejtë dhe nuk përmban shkelje të dispozitave ligjore, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në bazë të provave materiale dhe shkresave të lëndës.

Gjykata ka vlerësuar se lënia e tyre në liri do të rrezikonte asgjësimin, fshehjen, falsifikimin apo ndryshimin e provave, si dhe do të ndikonte në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe karakteristikat personale të të pandehurve, Apeli ka konstatuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme në këtë fazë të procedurës.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Sipas vendimit të Themelores, ekziston dyshimi i bazuar se Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, gjatë muajve nëntor–dhjetor 2024, kanë vepruar si anëtarë të një grupi për të detyruar të dëmtuarin E.M. të tërhiqej nga një marrëveshje shitjeje toke, duke i shkaktuar atij dëm pasuror dhe duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, ndaj Ramadan Paçarizit rëndon edhe dyshimi për shmangie nga tatimi, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar qarkullimin real të një transaksioni prej 250 mijë eurosh, duke iu shmangur detyrimeve tatimore për 130 mijë euro.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE BANESA ME ENCE PAPUOE! LIL S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA B: ??!? POLICIA 20 METRA ? SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer të qytetit"

Më Shumë

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij...

Lajmet e Fundit