Arbër Rexhaj dhe Arben Gashi janë dy deputetët që nisën përplasjen në Kuvend

Një përplasje fizike mes deputetëve ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, pas debatit për të pagjeturit, raporton Express.

Siç merr vesh Express, përplasja fillimisht ka nisur mes Shefit të Grupit Paralamentar të LDK’së, Arben Gashit dhe deputetit të VV’së, Arbër Rexhën.

Më pas në këtë përplasje, janë përfshirë edhe deputetët e tjerë, nga të dy partitë.

Për këtë incident, është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Murati tha për Express se nuk ka pasur përplasje fizike.

“Nuk ka ka pasur përplasje vetëm ndërhyra me i nda. Nuk pati përplasje ndërhyra për me i qetësua. Nuk ka pasur asnjë sulm fizik”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se deputetët e LDK’së e kanë penguar deputeten e VV’së të flasë.

“Ka qenë një situatë e tensionuar ku deputetët e LDK-së kanë tentuar mos ta lejojnë të flasë deputeten Saranda Bogujevci”, ka thënë Murati.

Ndërkohë, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputetët janë shtyrë edhe fizikisht mes vete./Gazeta Express

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit