14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e çantës së një gruaje në Prizren

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se më 14 nëntor, rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona të dyshuar (L. P. dhe D. A.), të cilët ishin në kërkim policor.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer më 18 korrik 2018 në Prizren,

“Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale duke ia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës në çantë kishte telefonin e markës Samsung, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Suhareka konsulton qytetarët për rregulloren e menaxhimit të mbeturinave

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit