Bali Muharremaj dënon fuqishëm sulmin në Gjilan: Suhareka, qytet i disiplinës sportive

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, po e dënon ashpër sulmin që ndodhi sot në stadiumin e Gjilanit, ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashëri.

Muharremaj kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin të gjitha masat e duhura ndaj dorasve të kësaj ngjarjeje, njofton Klankosova.tv.

”Dënoj fuqishëm aktin e sulmit fizik në stadiumin e Gjilanit ndaj portierit të FC Ballkanit Stivi Frashëri, akt makabër ky që u shkatua nga disa tifozë në ndeshjen kampionale ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani.

Kërkoj nga institucionet përgjegjëse, të ndërrmarin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa portierit tonë Stivi Frashëri, i dëshiroj shërim të shpejtë.

Suhareka është qytet i sukseseve të jashtëzakonshme dhe qytet i disiplinës sportive, andaj lutemi që ngjarjet të tilla të mos ndodhin asnjëherë ndaj klubeve tona”

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit