22.1 C
Prizren
E diel, 1 Qershor, 2025

Bashkimi synon barazimin e serisë ndaj Yllit

Skuadra e Bashkimit nuk do ta ketë aspak misionin e lehtë në mbrëmje kur të përballet me Golden Eagle Yllin në kuadër të serisë çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prej orës 18:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, luhet përballja e dytë e kësaj serie, në të cilën Ylli avancon me rezultatin e përgjithshëm 1:0.

Bashkimi e humbi duelin e parë javën e shkuar në Suharekë dhe tani po synon ta mposht Yllin për të dërguar serinë në ndeshjen e tretë dhe vendimtare.

Skuadra që shënon dy fitore në çerekfinale, do të avancojë në serinë gjysmëfinale ku i pret përballja me kampionen në fuqi, Pejën. Ylli është më afër gjysmëfinales, pasi shihet favorit edhe në ndeshjen e dytë në Prizren kundër Bashkimit. Përderisa Ylli do të jetë i kompletuar për këtë ndeshje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Bashkimin.

Ekipi nga Prizreni do të jetë pa fundorin amerikan Isiah Umipig, i cili për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë ka përfunduar sezonin para kohe. Sezonin e rregullt, Ylli e përfundoi në pozitën e tretë kurse Bashkimi doli i gjashti.

Tek ekipi nga Prizreni po shpresojnë edhe në përkrahjen e fuqishme të tifozëve për ta mposhtur Yllin dhe për ta barazuar serinë në 1:1.

Në çerekfinalen tjetër të plejofit po përballen Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi. Aktualisht, rezultati është 1:1 dhe ndeshja vendimtare, e cila do ta përcaktoj skuadrën gjysmëfinaliste do të luhet javën tjetër në Prishtinë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Kërkohet një autoambulancë për QMF-në në Gjonaj të Hasit

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Haizi Hodaj, ka kërkuar që Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin...

Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës

Kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, një projekt i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë që po realizohet...

Lajmet e Fundit