26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Këtë e bën të ditur ‘Sky Germany’. Pak ditë më parë, Max Eberl, drejtori i ri i përgjithshëm sportiv i bavarezëve, foli për këtë çështje.

“Negociatat (me agjentin e tij për të rinovuar) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndërprenë. Ne jemi duke punuar për këtë çështje. Real Madrid? Real Madrid nuk na ka kontaktuar. Mund të them që i bëmë Alphonsos një ofertë shumë konkrete dhe mirënjohëse. Në një moment të jetës duhet të thuash po ose jo”, ishin fjalët e Eberl.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tashmë nga Gjermania caktuan një afat: siç shpjegon Florian Plettenberg, në Mynih duan të dinë nëse do ta pranojë apo jo kontratën e re që i ofrojnë deri në vitin 2029, paga e të cilit arrin në 14 milionë euro bruto në vit.

Megjithatë, Alphonso Davies dhe shoqëruesit e tij kërkojnë më shumë: 20 milionë euro në sezon. Dhe situata është e qartë: nëse Davies nuk e pranon ofertën e re të Bayernit, ai do të jetë në shitje verën që po vjen.

Nga ana tjetër, dhe siç ka shpjeguar MARCA disa ditë më parë, Bayern kërkon 50 milionë euro për ta lënë kanadezin të largohet këtë verë, por Real Madrid, një nga akterët dytësorë në këtë histori (për momentin), luan me përparësi duke ditur se kontrata e anësorit skadon në vitin 2025. /Telegrafi/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të...

Lajmet e Fundit