Befasuese: Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind, përballet në gjykatë me të birin

Samuel Eto’o do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampion;ve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro.Prej vitesh Eto’o nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij.

Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme.

Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit