9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Begaj: Projektet kapitale hartohen në bazë të kërkesave të vendbanimeve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot ka mbajtur një takim me kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, z.Ragip Begaj, kryesuesi i KK-së, Aziz Thaçi, anëtarë të Kuvendit të Komunës, ndërsa tema këtij takimi ishte “Problemet e qytetarëve dhe reflektimi i në planifikimet e hershme në projekt buxhetin e komunës”. Në këtë takim, kryetari Begaj, tha se planifikimi për investime kapitale, bëhet duke u bazuar në kërkesat e vendbanimeve.

Fillimisht, zyrtari i KDI-së, Naim Cahani, shpjegoi arsyen e këtij takimi, ku sipas tij, përmes këtij takimi, “synohet identifikimi i problemeve të qytetarëve të Komunës së Malishevës, dhe prioritetizimi i tyre në planifikimin dhe hartimin e politikave publike nga institucionet lokale të Komunës së Malishevës”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, duke marr fjalën, tha se ” jemi munduar të punojnë, duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe vendbanimeve, ku përmes takimeve të drejtpërdrejta, i kemi evidentuar nevojat dhe më pas i kemi futur në planifikim buxhetor për investime, kapitale. Pra, për neve, prioritetet janë hartuar duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve. Kjo formë e takimeve dhe identifikimi i nevojave, e rrjedhimisht edhe hartimi i prioriteteve komunale për investime, është bërë model edhe për komunat tjera”.

Më pas kryetari Begaj, shpjegoi edhe çështjen e buxhetit për investime kapitale.

“Këtë vit kemi më pak buxhet për rreth 800 mijë euro, për investime kapitale, kjo për shkak të rritjes së pagave, që qeveria e vendit, e ka bërë, por pavarësisht kësaj, jemi munduar që investimet, ti bëjmë tërësisht në bazë të prioriteteve të nxjerra nga takimet me qytetarët”.

Më pas është zhvilluar një debat mes kryetarëve të fshatrave dhe kryetarit të komunës, ku përfaqësuesit e fshatrave, i kanë paraqitur kërkesat e tyre, si dhe kanë bërë pyetje për kryetarin, në raport me investimet kapitale, ndërsa në të gjitha pyetje, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, është përgjigjur.

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.   Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi...

Lajmet e Fundit