19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Specialen ta themelojë Kosova, jo OKB-ja

Kongresisti amerikan Elliot Engel nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u ka bërë thirrje edhe njëherë institucioneve të vendit që ta themelojnë vetë Gjykatën Speciale.

Engel, i cili mbajti një fjalë rasti në seancën solemne kushtuar Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, ka thënë se nuk do të ishte mirë për Kosovën nëse Gjykata Speciale themelohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Ka shumë zgjidhje të vështira që duhet të bëhen dhe njerëzit e Kosovës po i bëjnë ato. Siç e shoh unë zgjidhjen e kësaj situate nuk është e lehtë. A do të ketë Gjykatë Speciale apo asgjë? Për mua çështja është se a do të ketë Gjykatë Speciale nga Kosova apo Gjykatë nga Kombet e Bashkuara? Nëse nuk do të ketë Gjykatë Speciale, Kombet e Bashkuara do ta bëjnë një të tillë dhe nuk besoj se Kosova do të ketë mirë nëse kjo bëhet nga Kombet e Bashkuara. Besoj se Kosova në OKB ka shumë probleme. Kosova nuk është pjesë anëtare e kësaj organizate për shkak të bllokimit nga Serbia dhe Rusia”, ka deklaruar Engel.

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit