Bideni drejt Evropës: Një mbret dhe një luftë janë në agjendën e tij

Presidenti amerikan Joe Biden niset të dielën për në Evropë, ku do të kalojë kohë në tre vende duke u përpjekur për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Pas arritjes sonte në Londër, Biden do të takohet të nesërmen me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua. Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit, samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani.

Udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do të rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus.

Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Biden të enjten pritet të festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtaren më të re të NATO-s, raporton Associated press, transmeton Klankosova.tv.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit