7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar se ka ofruar dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake që mbante deri më tani.

Përveç postit të drejtorit, Lamaj ka dorëzuar mandatin si anëtar i Kuvendit Komunal dhe ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren.

Ai ka bërë të ditur se dorëheqjen ia ka ofruar kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, gjatë një takimi miqësor.

“Dje takova kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor, i ofrova dorëheqjen time. Ai më dëshiroi shumë shëndet, kurse unë i urova suksese në qeverisjen e re katërvjeçare”, tregon Lamaj.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kohës së tij në detyrë: “Faleminderit të gjithë atyre që bashkëpunuan me mua sinqerisht!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Zbatimi i ploti i rregullave për qarkullim të automjeteve me targa të huaja, si pas ligjit në fuqi, kufizon qëndrimin e Kosovës vetëm tre...

Lajmet e Fundit