7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Daka: Në këto zgjedhje fitoi Kosova

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, pas rivotimit të dielës në tri vendvotime të komunës së Parteshit, ka thënë se Kosova me organizimin e këtyre zgjedhjeve tregoi pjekuri të lartë demokratike si shtet.

Ajo ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kanë qenë zgjedhjet më të mira që ndonjëherë janë organizuar në Kosovë, duke vlerësuar se me këtë proces zgjedhor është përmirësuar imazhi i Republikës së Kosovës.

Daka ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë më të vështirat sepse për herë të parë janë mbajtur edhe në pjesën veriore të Kosovës. “Fituese e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit është Republika e Kosovës”, ka thënë Daka në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo ka treguar se KQZ-ja që nga fillimi i janarit do t’i nisë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur optimiste se edhe këto zgjedhje do të mbahen në të njëjtën frymë demokratike.

“Zgjedhjet lokale janë një indikator për zgjedhjet parlamentare dhe, nëse vazhdohet me këtë trend dhe me këtë seriozitet nga të gjithë aktorët, në radhë të parë nga subjektet politike si aktoret kryesore, atëherë mendoj se edhe zgjedhjet parlamentare do ta kenë të njëjtën mbarëvajtje dhe të njëjtin sukses”, ka deklaruar Daka.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Lajmet e Fundit