Dënohet me gjobë ish-rektori i Universitetit të Prizrenit

Ramë Vataj, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, është dënuar me 1.500 euro gjobë nga Themelorja e Prizrenit, për veprën penale ‘cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë’.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vataj nga 30 shtatori i 2017-s deri në tetor të 2018-s, në cilësinë e rektorit, ia kishte mohuar të drejtën e punësimit të dëmtuarit V.M.

“Të dëmtuarit V.M., për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit