0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Depay pritet të jetë zëvendësuesi i Ronaldo-s

Memphis Depay mund të rikthehet te Manchester United këtë verë, nëse Cristiano Ronaldo largohet.Sipas mediave spanjolle, holandezi është dëshira e Erik ten Hag-ut për të marrë vendin e super yllit portugez.

Prej disa ditësh, Ronaldo ka qenë në kërkim aktiv për klubin e tij të ri.

Megjithatë, futbollisti ende nuk e di të ardhmen e tij pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me një skuadër që të mund të largohet nga “Old Trafford”.

Por, bordi i Manchester United është i vetëdijshëm se largimi i tij është i afërt. Ndaj dhe po shqyrtojnë alternativat në tregun e transferimeve. Një prej të cilave është dhe Depay.

Holandezi u bashkua me United në vitin 2015, pasi ata paguan 34 milionë euro te PSV Eindhoven. Në atë kohë ai shikohej si “Ronaldo i ri”, por shumë shpejt talenti i tij u zbeh.

Pas dy sezonesh, 53 paraqitjesh, shtatë golash dhe gjashtë asistimeve, Depay u largua në drejtim të Lyon-it. Dhe në verën e kaluar u bë pjesë e Barcelona-s.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit