11.6 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Detaje nga aksioni në Vërmicë – Pritet arrestimi i 20 doganierëve nga Shqipëria dhe qytetarëve që dyshon se dhanë ryshfet

Aksioni “Pika 2” po vazhdon nga Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili po zhvillohet në Vërmicë.

Burimet brenda këtij operacioni se sot prite të arrestohen 26 policë kosovar dhe 20 doganier të Shqipërisë.

 

Në këtë aksion sipas këtij burimi pritet të arrestohet edhe qytetarë të cilët dyshohen për dhënie dhe marrjet ryshfetit.

Lidhur me këtë aksion edhe Inspektorati ka njoftuar se aksioni po zhvillohet për veprat penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Ky hetim është duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë).

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në komunikatë./Insajderi.org

Më Shumë

Përmbytje në Vlashnjë

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Prizren, kanë shkaktuar probleme në disa zona të fshatit Vlashnjë, ku disa shtëpi janë përfshirë...

Publikohen pamjet, momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit