Djelal Ferati ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë në Morinë

Djelal Ferati, 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë dhe së shpejti pritet të ekstradohet drejt Belgjikës.

38-vjeçari i cili po kërkohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”, u kap në pikën kufitare Morinë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja’, parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit