10.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Dragash: Ligjëratë ndërgjegjësuese dhe ndeshje futbolli për Muajin Rozë në luftën kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë, Kuvendi i Komunës së Dragashit, në bashkëpunim me Klinikën Radiologjike “Prodiagnostix XS” dhe Klubin Futbollistik “Opoja”, organizuan një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Mbrojtja dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”.

Aktiviteti u mbajt nga dy mjekë të njohur, Dr. Sylejman Krasniqi dhe Dr. Xhemal Nazifi, specialistë të radiologjisë.

Ligjërata u fokusua te rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe masat mbrojtëse kundër kancerit të gjirit, me mjekët që theksuan nevojën për kontrolle të rregullta mjekësore dhe për edukimin e gjerë të publikut mbi simptomat e hershme të sëmundjes. Sipas tyre, zbulimi i hershëm është çelësi për një trajtim të suksesshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, dhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, përgëzuan organizatorët dhe pjesëmarrësit për iniciativën, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje në nivel lokal.

Pas ligjëratës, në Stadiumin e Qytetit u zhvillua një ndeshje miqësore mes KF “Opoja” dhe KF “Dardanët”, duke i dhënë aktivitetit një karakter sportiv dhe solidarizues në mbështetje të kauzës së Muajit Rozë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Lajmet e Fundit