2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Emir Kusturica mund të ketë vdekur vite më parë

Emir Kusturica“Njeriu që e marrim për Kusturicë është dikush të cilin regjimi i Millosheviçit e ka marrë dhe e ka trajtuar mirë, për ta mbajtur gjallë figurën e tij dhe krijimtarinë patriotike e filmike” shkruan BalkanEu të ketë thënë autori boshnjak.

Të njëjtat dyshime kanë ekzistuar edhe vite më parë, por tani po rikthehen në debat.

Shkrimtari boshnjak Abdulah Sidran ka dalë prapë këtë javë me një intervistë ku thotë se Kusturica i vërtetë ka vdekur në luftën e vitit 1993 afër Sarajevës, ndërsa njeriu që paraqitet si ai është Pantelija Milisavljevic.

“Unë e di se Kusturica, miku im, ka vdekur në luftë, edhe pse asokohe u patëm rreshtuar krahas njëri tjetrit. Ai ishte me serbët, e unë në anën tjetër të luftës. Njeriu që e marrim për Kusturicë është dikush të cilin regjimi i Millosheviçit e ka marrë dhe e ka trajtuar mirë, për ta mbajtur gjallë figurën e tij” shkruan BalkanEu të ketë thënë autori boshnjak. Autori ka shkruar dy prej filmave të Kusturicës, “Do you remember Dolly Bell” dhe “When father was away for business”.

Autori tregon një tekst të botuar në vitin 1993 në “Dani”, ku thotë se është takuar me Kusturicën, ky si komandant, ndërsa pak muaj më vonë ai është vrarë, pra ka vdekur. Megjithatë, regjisori që të gjithë e njohim si Emir Kusturica nuk ka dalë ende me reagim ndaj këtyre akuzave. / KultPlus.com

Më Shumë

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Lajmet e Fundit