Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, zhvilloi një vizitë në Prizren ku u takua me qytetarë dhe aktivistë lokalë në një ambient të ngrohtë e miqësor.
“Gjatë këtij takimi, ai bisedoi nga afër me të pranishmit për çështjet aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballet qyteti, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Nismës në Prizren.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunimi dhe angazhimi, duke reflektuar përkushtimin e tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar politika që pasqyrojnë nevojat reale./PP/
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren