9.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Filloi ndërtimi i shkollës në Damanek

057Sot, ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ramadan Morina” në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës. në vënien e gurë themelit të shkollës së re, ishin kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, me zyrtarët tjerë komunal, zyrtari i lartë i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Luc Faber dhe qytetarë të shumtë të fshatrave, Damanek, Bubël dhe Qupevë, pasi kjo shkollë shërben për nxënësit e këtyre tri fshatrave.

“Jam shumë i kënaqur që po e ndaj gëzimin me juve banorë të Damanekut, Bublit dhe Qupevës. Jam i kënaqur që po krijojmë kushte më të mira për arsimimin e fëmijëve, gjeneratave të reja. Nga ju mësueses kërkoj cilësi në mësimdhënie, për arsimimin e gjeneratave të reja “, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, në ceremoninë e vënies së gurë themelit të shkollës.

Ndërsa, Luc Faber nga zyra e BE-së në Prishtinë, shprehi “kënaqësinë që po merr pjesë në fillimit e ndërtimit të shkollës”. “Kjo shkollë, është në mesin e 20 shkollave, që BE po ndërton në Kosovë, projekte të cilat janë nga viti i kaluar. Kosova është shtet me popullsinë më të re në Evropë dhe është e domosdoshme ndërtimi i shkollave, për ngritjen e cilësisë në arsimimin e breza të rinj, për krijimin e një mjedisi më të shëndosh për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha zyrtari li lartë i zyrës së BE-së në Prishtinë,Faber.

Më pas, Begaj e Faber, kanë vënë gurë themelin në ndërtimin e objektit të ri për shkollën në fshatin Damanek, ku vijojnë mësimin nxënësit e tri fshatrave. Objekti i shkollës, do të jetë sipas standardeve evropiane dhe financohet nga Agjencioni Evropian. Shkolla ka një hapësirë prej 1500 metrash katrorë, ku parashihet ët jetë dy katërshe, me dhjetë dhoma mësimi dhe e përcjellë me sallën e sporteve. Vlera e projektit është rreth një milion euro.

Më Shumë

Shkruhet historia: Pilotja e Kosovës renditet e para në botë në paragllajd

Sporti ajror i Kosovës ka shënuar një moment historik. Pilotja e paragllajdit, Lisjeta Thaqi është renditur e para në botë në kategorinë e femrave, duke...

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Lajmet e Fundit