19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Filmi shqiptar, Kumbaro: Bashkëpunim për prodhimin dhe promovimin e tij

79109Ne sallën “Tefta Tashko Koço”, me nismën dhe prezencën e Ministres Mirela Kumbaro Furxhi ditën e sotme u organizua një tryezë-konsultimi për filmin shqiptar, dokumentarin dhe filmin e animuar, mbi ecurinë, mangësitë dhe sukseset e tij. Me pjesëmarrjen e drejtorit të QKK-së Artan Minarolli, kineastëve dhe producentëve Bert Budina, Ilir Butka, Saimir Kumbaro, Andi Deliana, Joni Shanaj, Edmond Topi, Genc Përmeti, Iris Elezi, Gentian Koçi, Sabina Kodra, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj, Artan Maku, Bertrand Shijaku, Eno Milkani, etj. Disa nga shqetesimet që u diskutuan:

På?r kå? po realizohen filmat shqiptare? Si do i risjellim nå? kinema dhe kush å?shtå? shikuesi i filmit shqiptar? Sa mund të ndihmohet industria e filmit nga buxhetet e deritanishme dhe a është kjo rruga e vetme për të prodhuar filma. Ministrja Kumbaro Furxhi garantoi për vullnetin dhe dëshirën e Ministrisë që ajo drejton për të mbështetur strategji dhe idetë vizionare për ecurinë e filmit, por jo vetëm nga buxheti I shtetit. Ajo theksoi në fjalën e saj se “ Është shumë e rëndësishme takimi dhe ballafaqimi I mendimeve tuaja për të bashkëpunuar të gjithë së bashku në koordinimin, orientimin dhe krijimin e një sinergjie që do të ndihmojë prodhimin, mbështetjen dhe promovimin e filmit”. Vlen të theksohet rrahja e mendimeve pro dhe kundër buxheteve të mëdha dhe të vogla, të cilat jo gjithmonë janë tregues I suksesit të një filmi. Kineasti Bujar Alimani rrëfeu modelin e “kinemasë guerrile” kineastët indipendentë, të cilët prodhojnë filma me buxhete të vogla.

Në fjalën e tij kineasti Kujtim Çashku tha se QKK-ja e deritanishme ka funksionuar pa viozione të qarta dhe ka qenë e ndikuar nga klane të ndryshme në financime projektesh. Interesante ideja e Albania Film Commision, e cila funksionon prej disa vitesh pa hyrë në një system të qartë juridik dhe në ndihmë të prodhimtarisë së filmit shqiptar. Producentja Sabina Kodra diskutoi për Tax Credit dhe Tax Sheeter , dy mekanizma që në Evropë po nxisin shumë kinematografinë lokale si edhe bashkëprodhimet në vende te ndryshme.

Keto jane dy menyra financimi shume dinamike, e para eshte rimbursimi i TVSH dhe taksave te tjera nese arrihen investime me bashkeprodhime ne vendin perkates dhe e dyta eshte qe nese biznse te ndryshme duan te investojne drejtperdrejte ne kinematografi shteti ia njeh si investim dhe ia zbret nga taksat. Çlirimi i ketyre fasiliteteve ne evrope ka sjelle nje clirim te madh energjie krijuese .

Kineasti Saimir Kumbaro kërkoi ndryshime në ligj, të cilat duhen rishikuar për të lehtësuar prodhimin e filmave shqiptarë. Në diskutimin e tij, kineasti Joni Shanaj kërkoi një ndarje të QKK-së me promocionin, ç’ka nënkupton një strukturë e cila të mundet të punojë fort për promovimin e filmit dhe të jetë e shkëputur nga prodhimi I filmave. Njëherësh ai hodhi idenë e një QKK-je, vizionare dhe me strategji të qartë për mbështetje dhe prodhimtari kinematografike, nënkuptoi se deri më sot kjo strategji I ka munguar institucionit në fjalë. Këto dhe tema të tjera si filmi dokumentar, kronikå? televizive, apo propagandå?, Bordi i Këshillit të Mbrojtjes së Projekteve , bazat dhe kriteret nga duhet vendosur; ku mbështetja financiare bazohet në talentin, meritat, dhe më specifikisht, historikun e filmbërësit: çmimet për punën e kaluar, apo arritjet në fazën e para-prodhimit me skenarin e ri.

Distribucioni i filmit eshte i paperfshire ne kete ligj si nje nevoje e domosdoshme e industrise se filmit, etj. Ministrja Kumbaroi garantoi ecurinë e të gjithë temave të nxehta të debatit në një takim të dytë, ngritjen e një grupi ekspertësh që do të jenë pjesëmarrës të përmirësimit të ligjit të kinemasë, aksione që shumë shpejt do të realizohen në një takim ët dytë. Ndërkohë, ajo bëri me dije bisedimet e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për anëtarësimin në “Creative Europe”, projekti evropian për vitin 2014-2020, I cili do t’u mundësojë thithjen e fondeve nga BE, shoqatave dhe organizatave, indivëdëve shqiptarë të aplikojnë me të drejta të barabarta në propjekte evropiane për Art&Kulturë. Të pranishmit vlerësuan takimin e parë, organizuar nga Minsitria e Kulturës, i cili zhvillohet për herë të parë në ambientet e MK-së.

Më Shumë

Andriola Kambo viziton Rahovecin si ambasadore e ‘Hardh Fest 2024’

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, priti sot në një takim Drejtoreshën Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, e...

Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin...

Lajmet e Fundit